Nuk ka përplasje civilizimesh dhe çdo ide e superioritetit racor është abuzive, u shpreh sot presidenti kinez, Xi Jinping vendi i së cilit është përfshirë në një sprovë force tregtare me SHBA-në.

Një zyrtare e Departamentit amerikan të Shtetit, Kiron Skinner ngjalli polemika muajin e kaluar pasi e përshkroi rivalitetin me Kinën si një luftë kundër një civilizimi dhe ideologjie krejt të ndryshme.

‘’Kjo është hera e parë që SHBA-ja po konfrontohet me një rival serioz që nuk është i racës së bardhë’’, ishte shprehur ajo gjatë një forumi që kishte në fokus çështjet e sigurisë.

‘’Të mendosh që raca dhe kultura e saj janë superiore dhe të këmbëngulësh për transformimin madje zëvendësimin e qytetërimeve të tjera është abuzive dhe e dëmshme në praktikë’’, pohoi Xi Jinping në hapje të Konferencës për dialog të civilizimeve aziatike në Pekin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...