Gjatë fjalimit të mbrëmshëm me rastin e 25 vjetorit të Armatës së R.M presidenti I vendit Gjorgje Ivanov tha se ushtria do të duhet ti dalë në ndihmë policisë në qytetet e populluara nga bashkësi të ndryshme etnike. Kjo për shkak që siç u shpreh rrezikut nga terrorizmi. Por sipas analistit Alajdin Demiri presidenti Ivanov pas gjithë asaj që bëri në të kaluarën edhe një herë tregon qartazi antishqiptarizmin e tij të thellë.

Roli I dytë I ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytete me dallime etnike dhe fetare. Urbanizmi është një sfidë .Duhet të marrim parasysh mësimet e nxjerra nga misioni parandalues I UNPREDEP-it që nga viti 1995 në Maqedoninë veri-perëndimore. Këto janë mësime për rritjen e kërcënimit të ideve separatiste dhe rrezikimin e integritetit territorial të shtetit tonë- deklaroi Gjorgje Ivanov, President i Republikës së Maqedonisë.

Kjo është një gjendje psiqike e tij në të cilën ai gjinden si rezultat I proceseve të cilat ndodhin të udhëhequra nga ish kryeministri dhe i bashkëngjitet idesë së Gligorovit për antishqiptarizmin e tij të thellë të cilën dëshiron ta institucionalizoj, mirëpo un besoj se këto ankesa të tij asnjë efekt nuk prodhojnë për arsye se edhe ashtu nuk ka rejting askund në bot dhe askush nuk do ta vlersoje atë në mënyrë pak më serioze që do të thotë se I bën dëm vetës edhe ashtu të dëmtuar dhe nuk prodhon asnjë efekt politik në skenën Evropiane. Maqedonia veriperendimore është halë në syt e tijë që do të thotë se ai shqiptarët tërë kohën I përjeton si rrezik si armiq- tha analistiAlajdin Demiri.

Ivanov mbrëmë gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të 25 vjetorit të themelimit të ARM-së me tone të ashpër ka kritikuar edhe institucionet e vendit për atë se kanë angazhuar ARM-në gjatë krizave duke anashkaluar atë si komandant suprem i forcave të armatosura.

Në mungesë të burimeve dhe kohës shpesh herë ndodhë që ushtria pa urdhër të komandantit suprem dhe pa plotësimin e kushteve për shpalljen e gjendjes së krizës të angazhohen në detyra të cilat janë nën kompetencë të institucioneve tjera. Përsërisë ushtria është angazhuar pa vendimin tim dhe pa përpushjen e kushteve për shpallje të gjendjes së krizës. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit gjë të cilën nuk do ta tolerojë- tha Gjorgje Ivanov, President i Republikës së Maqedonisë.

Pas gjithë veprimeve të Ivanovit deri sa vendi ishte në krizë të thellë politike sipas Demirit është normale që ai mos të respektohet nga institucionet e vendit përfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Ministrja e re e Mbrojtjes natyrisht se nuk do ta përfille për arsye se me gjithë veprimet e veta ai të deritanishme me gjithë atë abolim dhe me mos dhënien e mandatit që e bëni ai atë e meriton dhe ai ballafaqohet me pamundsinë e vetë që të veproj politikisht ashtu siç bënte në kohën e Gruevskit sa herë që I duheshte ai ishte aty- shtoi analisti Alajdin Demiri.

Presidenti I vendit Gjorgje Ivanov I cili po gëzon mandatin e dytë të tij si I pari I vendit për dallim nga përvjetoret e kaluara mbrëm për herë të parë e pa të udhës që të flas edhe për kushtet jo të mira nëpër kazermat e vendit, si dhe kërkoi rritje të buxhetit për ARM-në.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...