Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në mesazh thuhet se Presidenti Erdogan beson që bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të thellohet dhe se Turqia do ta mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Në mesazhin e urimit thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të popullit tim shprehi urimet e mia më të thella me rastin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 në Kosovë.

Kam besim të plotë se me përvojën dhe përpjekjet tuaja të vlefshme në periudhën e ardhshme do të zhvillojmë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.

Turqia, do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat.

Duke shfrytëzuar këtë rast, përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...