Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shauble i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.

Kjo letër e Shauble vjen pas asaj që Veseli i ka dërguar atij, lidhur me nismën e tij për Tribunalin ndërkombëtar për gjenocidin serb.

Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi në  angazhimin e tij për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit.

Presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan.

Shauble në letër thekson se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit dhe se do të trajtohen nga secili komision, ai për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Letra e Gjermanisë është momenti i dytë, pas Kongresit Amerikan që mbajti një sesion për luftën në Kosovë.

Më poshtë letra që presidenti Wolfgang Shauble i ka dërguar Veselit:

Loading...

Shpërndaj me

Loading...