Të mbyllur në qeli, por me shpresë për një të ardhme të ndritur, sot votuan të burgosurit në burgun e “Idrizovës”. Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim. Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ata për TV Alsat, shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

 Tash, votimet të jenë korrekt, të kalojnë pa incidente. Të votojmë, kush do që është president le të mendojë edhe për ne, ashtu siç mendojmë ne për ata se pa popullin nuk bëhet- thotë Xhezair Maksuti, i burgosur.

Nga ky votim presim të ketë proces të rregullt, korrekt, demokratik dhe qetë. Po shpresojmë që presidenti i zgjedhur do të jetë i ardhshëm edhe në vitet e ardhshme do të rizgjidhet sërish- thotë Shasho Gjorevski, i burgosur.

Nga 1160 të burgosur sa janë aktualisht në ‘Idrizovë’, të drejtë vote sot kanë 817, prej të cilëve deri në mesditë këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 1/3 e tyre. Ndërsa, sipas autoriteteve, 256 të burgosur të tjerë nuk kanë të drejtë vote, disa prej të cilëve nuk kanë nënshtetësi, disa nuk kanë qenë të përfshirë në listat zgjedhore dhe të tjerët janë shtetas të huaj.”

Sipas drejtorit të burgut, e drejta e votimit u është mohuar disa të burgosurve që kanë filluar të vuajnë dënimin pas mbylljes së Listës zgjedhore, të cilët figurojnë në adresën ku ka jetuar dhe jo në adresën e burgjeve ku janë aktualisht. Mojsovski thotë se 150 të tjerëve u kanë nxjerr letërnjoftime.

Në këtë periudhë 5-6 muajsh, çdo i burgosur që ishte i interesuar, me shpenzimet e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve dhe të burgut të Idrizovës, në bashkëpunim me MPB-në u bëmë letërnjoftime të reja. Atyre që u ka skaduar afati apo edhe që i kanë humbur letërnjoftimet dhe kanë nënshtetësi të Maqedonisë- deklaroi SBobi Mojsovski, Drejtor i Burgut “Idrizovë”.

Sipas Kryetares të Komisioni zgjedhor në burgun e Idrizovës, vendvotimi 2536 u hap në kohë, ku fillimisht votuan 50 të burgosurat femra.

Tani për tani nuk është numër i madh i tyre, t’ju them sinqerisht nuk e di numrin saktë, por shumica janë në listë, prej të cilëve janë paraqitur deri më tani. Dalja, duke e krahasuar me zgjedhjet e kaluara lëviz në atë nivel deri në mesditë- tha Sonja Stojanovska, KKZ “Idrizovë” .

Posa, mbaruan procesin e votimit, të mbikëqyrur nga policia e burgut, të burgosurit u kthyen nëpër qelitë e tyre. Në burgun më të madh të shtetit, të cilët vuajnë dënimet për vepra të rënda penale, autoritetet thonë se në mesin e votuesve ka edhe nga ata të dënuar me burg të përjetshëm.

Adnan Qaili 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...