Pas muajsh spekulime, kryebashkiaku 37-vjeçar i South Bend në Indiana, Pete Buttigieg, ka shpallur kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara.

Nëse ai arrin që të fitojë zgjedhjet e brendshme dhe të bëhej kandidat i demokratëve, do të bënte historinë.

Fillimisht, Buttigieg do të bëhej kandidati më i ri për president të SHBA-ve si dhe i pari që pranonte haptazi që është homoseksual.

Në videon ku shpalli kandidaturën, Buttigieg tha se do të ishte një rrugëtim emocionues dhe se vendimi për të kandiduar kërkoi guxim të madh.

Mbështetësit në Twitter u shprehën të ngazëllyer me kandidimin e kryebashkiakut 37-vjeçar, ndoshta ngaqë ai vjen edhe si një kandidat ndryshe nga fytyrat e njohura të demokratëve si Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe Kamala Harris.

Në mesin e atyre që mbështeten kandidimin e Buttigied ishin edhe shumë personazhe të njohura si Ellen DeGeneres.

Loading...

Shpërndaj me