Lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej 3 milionë euro nga Federata e Futbollit e vendit, nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 duke e mposhtur Kosovën në rrugë drejt këtij synimi. Njëlloj si Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme përmes kualifikimeve, duke u renditur në vendin e tretë në grupin e saj. Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e udhëhequr nga kryetari Muamed Sejdini, është shumë e kënaqur me rezultatin, siç e ka quajtur historike të ekipit kombëtar dhe tani i ka motivuar lojtarët ta arrijnë synimin kryesor, kualifikimin.

“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha. Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetveten,” tha mes tjerash Muamed Sejdini për sitin zyrtar.

Ndërkohë Sejdini ka caktuar edhe shumë e shpërblimit , në rast se Maqedonia kualifikohet në EURO 2020.

“Dua të theksoj se FFM në rast të kualfikimit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, tha mes tjerash Sejdini për sportmedia.mk.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...