Prokurori republikan Lubomir Joveski ka marrë përsipër lëndët e Speciales duke realizuar kompetencë ndaj të gjitha rasteve aktive gjyqësore, hetimeve, para- hetimeve, shkresave si dhe materialeve të përgjuara. Fizikisht lëndët nuk do të barten nga selia e Prokurorisë Speciale. Joveski premton që në afat sa më të shkurtë do të caktoj cili prokuror në gjykatë do t’i përfaqësojë akuzat e Speciales, a do të jenë prokurorë nga Prokuroria e rregullt apo nga Specialja, e cila është para shuarjes.

Do të caktojmë për çdo lëndë në veçanti se cila prokurori është kompetente që të veproj mbi atë lëndë dhe cili prokuror do të përfaqësoj ndonjë lëndë konkrete – tha Lubomir Joveski, prokuror publik.

Pasiguria në PSP vazhdon edhe më tej. Prokurorët dhe punonjësit tjerë nuk dinë çfarë do të ndodhë me ta pas fundjavës.

Do të veprojmë sipas direktivave nga prokurori publik. Për momentin, s’mund të përgjigjem se ku do të jemi dhe çfarë do të bëhet me ne – u shpreh Elizabeta Josifovska, prokurore në PSP.

Rol në vendimin se çfarë do të ndodh me prokurorët special do të ketë Këshilli i prokurorëve që duhet të marr vendim të prerë nëse prokurorët e PSP do të kthehen në prokuroritë amë, prej ku i angazhoi Janeva.

Pres që Këshilli i prokurorëve publik sa më shpejtë ta zgjidh statusin e tyre, nëse do të kthehen nëpër prokuroritë prej ku kanë ardhur – deklaroi Lubomir Joveski, prokuror publik.

Labirinti juridik në të cilin është Specialja ka krijuar kaos edhe nëpër gjykatat. Tre gjykime të reja të Prokurorisë Speciale sot u anuluan. Joveski paralajmëroi se me siguri edhe seancat e ardhshme të PSP-së do të anulohen derisa të mos zgjidhet cili prokuror do të jetë kompetent t’i përfaqësoj në seancë.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...