Mbrëmjen e sotme, modelja Jessica Kadiu pranoi publikisht lidhjen dhe ndarjen nga Robert Berisha. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se ka qenë në një lidhje me Robertin, por gjithçka ka përfunduar.

Ajo tha se nuk ka më kuptim që të rrijë e fshehur dhe shprehu dëshirën për një ribashkim.

Pas kësaj deklarate, Jessica ka sqaruar se nuk hyri në mes të Robertit dhe Norës, gjithçka ka ndodhur pas ndarjes së tyre.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, shkruan modelja.

Kujtojmë se Roberti dhe Jessica kanë kohë që përfliten për një lidhje megjithatë këngëtari e mohoi. Ai tha se çdo gjë ishte për një videoklipo, por na paska hedhur hi syve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...