Fernando Moura dhe kopeja e tij në shikim të parë mund të mos ju duken si hero por bariu portugez dhe 370 dhitë e tij janë ndër faktorët e rëndësishëm në luftën e Portugalisë kundër djegies së maleve gjatë verës. Këto dhi ndihmojnë në luftimin e zjarreve vdekjeprurëse përmes kullotjes. Qeveria portugeze paguan kujdestarët e fermave të kafshëve që ti ruajnë mirë kopetë e tyre. Bariu Fernando Moura dhe kopeja e tij kanë mision që në pesë vitet e ardhshme të bredhin nëpër mal dhe të pastrojnë rreth 50 hektarë. Ky bari thotë se dhitë janë më efektive për ngjitje dhe për akses më të mirë nëpër zonat shkëmbore, se sa njerëzit apo edhe mjetet e rënda.

Mund të shihni me mijëra dele këtu, shumë kope. Dhe të gjitha këto kanë ndihmuar për të pastruar terrenin. Ka shumë barinj në rajon sikur unë, qindra barinj dhe kujdesemi për këtë – deklaroi Fernando Moura, fermer dhe kujdestar i kafshëve.

Më shumë se 100 njerëz kanë humbur jetën në zjarret që janë shkaktuar në Portugali gjatë vitit të fundit. Prandaj, autoritetet portugeze shpresojnë se dhitë do të ndihmojnë për të parandaluar zjarret që shpërndahen nëpër male.

Elmedina Aliji

Shpërndaj me