Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës së sotme janë ndaluar dy persona me inicialet A.T. (23) dhe M.C. (20) nga qyteti i Gostivarit, pasi gjatë kontrolleve që u janë ushtruar dy të rinjve u është gjetur drogë e llojit marijuhanë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në ambientet e Stacionin Policor Gostivar dhe po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të rastit.

Më poshtë njoftimi i zëdhënësit të SPB-së Tetovë:

“Sot (10-tetor) rreth orës 01 e 45 minuta, në rrugën ,,101,, në Gostivar, efektivët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë kanë privuar nga liria personat A.T. (23) dhe M.C. (20) të dy nga Gostivari, për arsye se gjatë kontrollit të kryer është gjetur marijuanë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu që, do të përgaditet edhe parashtresa adekuate- thuhet në njoftimin e SPB-së.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...