“Reperi nga Kalifornia, i cili u qëllua për vdekje nga gjashtë policë kur po qëndronte brenda makinës së tij pranë restorantit Taco Bell ishte duke fjetur”, thotë familja e tij.

Willie McCoy, një reper i njohur si Willie Bo me grupin FBG, kishte parkuar makinën e tij Mercedes në linjën e restorantit rreth orës 10:36 të mbrëmjes së shtunës.

Një nga punonjësit i bëri thirrje policisë dhe raportoi se një burrë duket se u rrëzua nga sedilja, thuhet sipas një deklarate për shtyp nga Departamenti i Policisë Vallejo.

Pas mbërritjes në Taco Bell, dy oficerë iu afruan automjetit dhe ‘vunë në dukje se shoferi nuk reagonte dhe kishte një pistoletë në prehrin e tij’.

Policët nuk u përpoqën ta zgjonin dhe pritën kolegët e tyre të arrinin në vendngjarje. Sipas deklaratës, ata vunë re se makina ishte e ndezur. Kur forcat e tjera mbërritën, rrethuan automjetin.

Kur u përpoqën të mbronin zonën, reperi lëvizi që të merrte armën. Policët, të frikësuar për jetën e tyre lëshuan breshëri plumbash drejt makinës, të cilat shkaktuan vdekjen e menjëhershme të 21-vjecarit.

Por familjarët e tij nuk janë të bindur nga kjo deklaratë dhe thonë se ai po flinte gjumë. Ende po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...