Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar projektin pilot të vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitet policore të trafikut.

Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të projektit pilot do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Kosovës.

Shenja është dizajnar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...