Forcat policore të ishullit të Guernsey në kanalin e Le Mansh raportojnë se futbollisti Emiliano Sala dhe piloti i avionit që po e çonte nga Franca në Angli mund të kenë mbijetuar, duke përdorur një gomone shpëtimi pas rrëzimit të avionit të hënën në mbrëmje, raporton Telesport. Policia e Guernsey-t ka postuar në Twitter, lajmet e fundit dhe ka dhënë 4 mundësitë që beson se janë verifikuar pas rrëzimit të avionit të vogël:

1. Ata janë ulur diku, por nuk kemi ende kontakt.

2. Janë ulur në ujë, janë marrë nga ndonjë anije kalimtare, por ende nuk jemi në kontakt.

3. Janë ulur në ujë dhe ia kanë dalë mbanë të ngjiten në një gomone shpëtimi që ishte në avion.

4. Aeroplani u shkatërrua pas kontaktit me ujin, duke i lënë ata në det të hapur.

Policia mendon se mundësia 3 është më e mundshmja, ndaj tashmë kërkimet janë përqendruar te gjetja e gomones. 

Skuadrat e shpëtimit po kërkojnë prej mëngjesit të së martës, por moti i keq dhe mjegulla i kanë penguar.

Loading...

Shpërndaj me