Totenhemi vendosi të ndërpriste marrëveshjen me trajnerin Maurisio Poketinjo, për shkak të rezultateve të dobëta. Edhe pse tekniku argjentinas e çoi klubin deri në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, sërish starti i keq në Premier Ligë ishte vendimtar. Tashmë, 47-vjeçari është në kërkim të aventurës së radhës, teksa nga Gjermania njoftojnë se një përfaqësues i trajnerit ka pasur kontakt me drejtues të Bajern Munihut. Konkretisht me drejtorin sportin Hasan Salihamixhiç. Bavarezët shpresojnë t’i konkretizojnë pozitivisht bisedimet teksa besojnë në aftësitë e Poçetinos. Rekordmenët gjermanë aktualisht janë në drejtimin e Hansi Flik, pas shkarkimit të Niko Kovaç.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...