Ditën e djeshme, në mediat rozë Agnesa Vuthaj u përfol për një histori dashurie me biznesmenin indian 57-vjeçar, Chetaan Sandesara. Pas gjithë vëmendjes që mori një lajm i tillë, Agnesa nuk ka pritur më gjatë për të dhënë një sqarim të gjatë në rrjet.

Fillimisht, ajo ka shkruar se përgjatë gjithë këtyre viteve, kanë qenë të shumta rastet kur bizneset e saj janë sulmuar me pa të drejtë, ashtu sikurse privatësinë ia kanë cënuar pa fakte. Megjithatë, Agnesa ka sqaruar se takimet mes saj dhe Sandesaras janë realizuar për shkak të rolit që Vuthaj ka ndërmarrë së fundmi, si ndërmjetësuese për investimet e kompanisë së biznesmenit në Ballkan.

Duke pranuar se sëbashku me 57-vjeçarin kanë udhëtuar me avion privat, Agnesa ka shtuar se në të njejta fluturime dyshja shoqërohej nga familja e Sandesaras: bashkëshortja e tij, i biri, motra e vëllai. “Nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do të zgjidhja djalin e Z. Sandesaras, trashëgimtarin e vetëm të një prej familjeve më të pasura në botë”, ka shtuar Vuthaj, duke theksuar se jo çdo raport mes një mashkulli dhe një femre është domosdoshmërisht romancë.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër krah bashkëshortes së Sandesaras gjatë një prej fluturimeve të tyre. Reagimin e plotë e gjeni si më poshtë. /Neës31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...