Performanca surprizë e “Lose Yourself” nga Eminem gjatë ceremonisë së 92-të të çmimeve Oscar i konfuzoi të gjithë.

Le të marrim shprehitë e fytyrës së regjisorit Martin Scorsese dhe të bijës, Francesca si shembull i reagimit të sallës.

Të tjerë në sallë tundën kokën sipas ritmit ose thjesht panë të çuditur.

Njerëzit që po e ndiqnin shfaqjen nga shtëpia gjithashtu s’po kuptonin çfarë po ndodhte. Eminem s’është i përfshirë në asnjë nga filmat e nominuar këtë vit dhe s’ka kuptim të këndojë një këngë thuajse 20-vjeçare pikërisht sot.

Sipas një postimi nga vetë Eminem, ai performoi sot meqë nuk arriti të ngjitej në skenë në vitin 2003, kur “Lose Yourself” fitoi një Oscar si Kënga më e mirë origjinale e filmit “8 Mile.”

Loading...

Shpërndaj me

Loading...