Edhe pse kaluan tre muaj kur pushteti paralajmëroi se Ohrit dhe Strugës se do t’ua marrë kompetencat për dhënien e plazheve në koncesion, deri më tani asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Ligji i ri i paralajmëruar për ndërtim me të cilin parashikohej të adresohej kjo çështje, nuk ka arritur ende në rend dite në Parlament.

Presim që ligji të dorëzohet nga një grup deputetësh, si propozues të ndryshimeve të Ligjit për tokë ndërtimore”-thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Burime nga LSDM për Alsat thonë se ligji tashmë është hartuar dhe dërguar pranë shërbimeve përkatëse në Kuvend, por se për momentin i është dorëzuar për harmonizim BDI-së. Shtojnë se ligji i ri i cili duhet të jetë në përputhje me kërkesat e UNESKO-s, do të miratohet para fillimit të sezonit turistik, dhe hyjë në fuqi pas mbarimit të sezonit veror, që mos të ketë probleme në funksionimin e plazheve. Shprehen se nuk ka kurrfarë pengesa politike për këtë, edhe pse më i zëshmi kundër marrjes së kompetencave ishte kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Ai madje paralajmëroi se ligjin do ta ankimojë pranë Gjykatës kushtetuese, ndërsa nëse ka nevojë, edhe do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës. Ndaj kësaj situata status- kuo ka reaguar një pjesë e ish koncesionerëve, edhe pse pjesës më të madhe u kanë skaduar kontratat për menaxhim me plazhet.

Shumë keq se para fillimit të sezonit turistik, as pushteti lokal e as ai qendrorë nuk ndërmorën diç për plazhet. Nuk e di si do të mund ta zhvillojmë turizmin në këtë mënyrë. Patjetër të bëhet diçka urgjentisht. Ne jemi të gatshëm nëse ka nevojë që këtë verë të punojnë edhe në mënyrë joligjore apo nëse duan, Ohri le të mbetet pa plazhe, edhe pse ky është turpi më i madh për turistët”-tha Ilija Xheparoski, ish koncesioner plazhi.

Paraprakisht, një pjesë e koncesionerëve në Strugë u kërcënuan me bllokim të rrugëve  nëse u merren kompetencat. Ndërkohë, nëpër plazhe tash më vërehen mysafirët e parë ndërsa të gjithë koncesionerëve u ka skaduar afati për dhënien e varkave me qira.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...