Në fillim të vitit u parashikuan 50 milionë euro, ndërsa 35 milionë do të paguhen për të mbështetur biznesin nga Plani Qeveritar i rritjes ekonomike. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev njoftoi se në tre ditët e ardhshme do të paguhen të gjitha 250 kompanitë që kanë nënshkruar kontrata për ndihmë me shtetin.

Të gjitha fondet e parapara me buxhet dhe rishikimin buxhetor që ishin në mbështetje të ekonomisë së Maqedonisë u përdorën. Deri të enjten, do të paguhen të gjitha, më shumë se 250 kompani në Maqedoni do të ndihmohen “. – theksoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër

Kjo do të thotë se do të paguhen 35 milionë euro, por Kryeministri Zaev në fund të vitit të kaluar njoftoi shumë më tepër para.

Për këtë qëllim, me buxhetin për vitin 2018, kemi përcaktuar 3.1 miliardë denarë, ose rreth 50 milionë euro, për Programin për zhvillim ekonomik të vendit tonë …” – ishte shprehur Zoran Zaev, Kryeministër (27 dhjetor 2017)

U paralajmëruan edhe një miliardë denarë shtesë u njoftuan për masat aktive të punësimit. Nga 35 milionë euro, këtë vit, 16 milionë janë realizuar përmes Fondit të Inovacionit. 20 milion eurot  e tjera u paguan për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme, për nxitje të investimeve dhe për të rritur eksportet. Nga ana tjetër Fondi i Inovacionit lidhi 65 kontrata të reja me kompani inovative brenda fondeve tashmë të planifikuara. I pyetur nëse në këto kompani të reja ka të tilla që ndoshta janë të lidhura me politikanët si herën e fundit, Drejtori i Fondit Jovan Despotovski tha se ata të gjithë paraqitën deklarata se nuk kanë konflikt interesi. Megjithatë, ai konfirmoi se ka pasur kompani që kanë aplikuar për këtë shpallje dhe të cilët në strukturën e pronësisë kanë zyrtarë. Këto kompani janë ende në fazën e vlerësimit. Procesi i njëjtë vazhdon edhe për katër kompanitë e vjetra, që kanë të bëjnë me politikanët, që kanë aplikuar për mbështetje financiare shtetërore disa muaj më parë.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...