Suedezja Charlott Kalla, ka fituar medaljen e parë të artë në lojërat e 23-ta olimpike të cilat po zhvillohen në Pjongçang. Kalla triumfoi në vrapin me ski në 15 kilometra. Medalja e argjendtë i ka takuar norvegjezes Marit Bjorgen për të cilën ishte kjo medalja e saj e 11-të e fituar në lojërat olimpike. Me këtë Bjorgen u bë pjesë e historisë së lojërave olimpike, pasi është femra e parë që kaloi pragun e 10 medaljeve të fituara. Ajo ka 6 medalje të arta. Ndryshe për suedezen Kalla ishte kjo medalja e tretë e artë e fituara në olimpiadat dimërore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...