Maqedonia do të marrë pjesë me tre sportistë,Antonio Ristevski, Viktoria Todorovska e Stavre Jada, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”. Për këtë qëllim, Komiteti Olimpik i Maqedonisë, sot në Shkupi tre olimpikëve të saj iu dëshiroi rrugë të mbarë për në Kore të Jugut me dëshirë që të shënojnë rezultate më të mira se në lojërat e kaluara olimpike.

Nga zemra iu dëshiroj sukses dhe në Kore të kalojnë sa më mirë dhe ta arrijnë maksimumin. Në këtë nuk dyshoj se do të arrijnë maksimumin. Përgjithmonë mbetet shpresa dhe dëshira që të jemi më të barabartë, të jemi më të organizuar dhe të jemi më shumë të përkrahur. -tha Vasill Tupurkovski, Kryetar i KOM-it.

Duke pasur parasysh se keto janë lojërat e treta, nuk ndjej ndonjë presion. Disi kjo më doket se normale. Shpresoj se së pari do të arrijë maksimumin tim. Ambiciet e mia janë të jem në mesin e 30 të parëve.  – tha Antonio Ristevski, përfaqësues i Maqedonisë.

Maqedonia në këto lojëra do ketë dy debutues Stavre Jada në kros kantri dhe Viktoria Todorovska në disiplinat Alpine. Të dy sportistët debutues kanë synime për Olimpiadën koreanojugore.

Kjo është hera e parë që e përfaqësoj Maqedoninë në olimpiadë. Duke pasur parasysh se unë kam vetëm 17 vjet dhe duke pasur parasysh konkurrencën e madhe, nuk do mund të komentoj asgjë dhe se si do kalojë. Megjithatë do ta jap maksimumin për të pasur një paraqitje sa më të mirë.– tha Viktoria Todorovska, përfaqësues i Maqedonisë

Në Lojërat e 23 Olimpike Dimërore, që do të zhvillohet në Korenë e Jugut nga data 9, deri më 25 shkurt të këtij viti mbajtës i flamurit shtetëror do të jetë Stavre Jada. (S.V.A)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...