Stefanovski në sezonin e dytë do kërko...
Piloti më i mirë maqedonas Igor Stefanovski – Ixhe këtë sezonë edhe zyrtarisht do të bëjë gara në serinë e gar...
Lexo më shumë...Me 9 përballjet e zhvilluar në terrenet e Evropës, u mbyllen garat eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”. Portugalia dhe Franca janë kombëtaret e fundit që siguruan vendin e parë në grupe. Portugalia në sfidën direkte mundi Zvicrën me 2-0, ndërsa Franca siguroi vendin e parë me fitoren 2-1 ndaj Bjellorusia. Kualifkimin e drejtpërdrejt nga Evropa siguruan: Franca, Portugalia, Gjermania, Serbia, Polonia, Anglia, Spanja, Belgjika dhe Islanda. Ndërkohë në balotazh do të garojnë: Zvicra, Italia, Irlanda, Danimarka, Kroacia, Suedia, Greqia dhe Irlanda e Veriut. Dyshet e balotazhit do të caktohen me shortin e 17 tetorit në Nion të Zvicrës.
Arjen Roben shënoi 2 gola në sfidën e fundit në fanellën e Holandës, e cila mbrëmë mundi Suedinë me 2-0 , por nuk arriti të kualifikohet në Botërorin “Rusi 2018”, pasi kishte nevojë për fitore me 7 gola diferencë. Roben zhvilloi 96 ndeshje , duke shënuar 37 gola dhe sulmuesi holandez ishte pjesë e finales të Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2014, ndërsa 4 vite më vonë me Holandën arkëtoi vendin e tretë në Botërorin në Brazil.
Lionel Messi shënoi 3 gola në fitoren 3-1 të Argjentinës ndaj Ekuadorit , pas së cilës “gauçosët” siguruan kualifikimin në Botërorin “Rusi 2018”. Vendasit hapën rezultatin me Ibarran , pas së cilës Mesi shënoi golat në minutën 12, 20 dhe 62-të. Pjesëmarrje në Botërorin në Rusi e konfirmuan edhe Brazili, pas fitores ndaj Kilit me 3-0 dhe Uruguai me fitoren ndaj Bolivisë me 4-2. Vendin e katërt në eliminatoret e Amerikës Jugore e siguroi Kolumbia, e cila luajti baraz 1-1 me Perun. Kjo e fundit do të luajë sfidën e balotazhit, ndërsa Kili dhe Paraguai mbeten pa vizën e Botërorit në Rusi.
Për herë të parë në historikun e vet, kombëtarja e Panamasë siguroi kualfikimin në një Botëror të futbollit. Panama në sfidën e fundit, në terrenin e vet mundi Kosta Rikën me 2-1, ndërsa në dyshim të madh ishte goli i parë i Panamas, i cili nuk kaloi vijën fundore.
Seleksionuesi i Kilit , Huan Antonio Pici dha dorëheqje pas dështimit në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Kili u mund mbrëmë nga Brazili me 3-0 dhe u ndal në vendin e 6-të të eliminatoreve në Amerikën Jugore.
Piloti më i mirë maqedonas Igor Stefanovski – Ixhe këtë sezonë edhe zyrtarisht do të bëjë gara në serinë e gar...
Lexo më shumë...Boksieri më i mirë shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferi në maj do të ngjitet në ring për tu përballur m...
Lexo më shumë...Në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Serinë A, atë mes Xhenovës dhe Veronës, vendasit morën fitoren me re...
Lexo më shumë...Skuadra e Levantes mbrëmjen e kaluar në transfertë me rezultatin 3:1 e mundi Atletik Bilbaon, ndërsa hero i sk...
Lexo më shumë...