Ekonomia e Maqedonisë vitin e kaluar tregoi një progres të caktuar, konstatoi Komisioni Evropian në raportin vjetor për vendin. Pas një viti ngecje në rritjen ekonomike, është vlerësuar se situata është përmirësuar, dhe vihet re se zhvillohet një ekonomi tregu funksionale. Megjithatë, në tregun e punës janë vërejtur probleme strukturore. KE thotë se ka përmirësim në transparencën e shpenzimeve publike, por edhe më tej kërkohet nga autoritetet të kenë kontroll mbi nivelin e huamarrjes, por gjithashtu edhe një plan për mënyrën e përdorimit të parave të huazuara.

Raporti i KE

“Qeveria ka ndërmarrë masa për përmirësimin e menaxhimit me financat publike dhe transparencën. Miratoi reformat për tatimimin e të ardhurave dhe sistemin e pensionit. Megjithatë, mënyra e shpenzimit u përkeqësua dhe konsolidimi fiskal duhet të jetë më ambicioz që t’i vendos financat publike në rrugë të qëndrueshme. Funksionimi i tregut të punës është prishur për shkak të problemeve të vazhdueshme strukturore”.

Anëtari përgjegjësi i Qeverisë për politika ekonomike, zëvendës/ kryeministri Koço Angjushev thotë se Qeveria vazhdimisht ka punuar dhe vlerësimet pozitive në raport janë të pritura. Ai numëroi dhjetëra parametra ekonomik që kanë sjellë shifra pozitive, siç është prodhimtaria industriale, norma e punësimit, rritja e PBV-së, vlera e investimeve të huaja, politikat energjetike e kështu me radhë. Por, kur e pyetëm përse nuk i përmend aferat dhe skandalet e nepotizmit, tenderët, ekonominë gri dhe korrupsionin, ai tha se lajmi negativ nuk është më lajm.

Më vjen keq, dhe mund të shpreh keqardhjen time të thellë se ka ende njerëz në vend për të cilat lajmet negative janë lajme. Hajde lajmet pozitive të jenë lajme- deklaroi Koço Angjushev.

Komisioni Evropian i kërkoi qeverisë të bëjë ndryshim urgjent në sistemin arsimor në mënyrë që të përmbushen kërkesat e komunitetit të biznesit. Nevojiten programe të reja që do t’i përgjigjen nevojave të ekonomisë dhe në këtë mënyrë do të rrisin konkurrencën e ekonomisë së përgjithshme.

Ile Spasevski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...