Pilotët e kompanisë ajrore amerikane American Airlines i kanë tërhequr vërejtjen prodhuesit Boeing, në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max qysh në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane.

Ata kanë kërkuar veprim të shpejtë pasi një avion i tillë është rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord, thonë CBS dhe New York Times.
Boeing-u raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, porse ka premtuar rregullimin e softuerit.

Çështja, megjithatë, nuk ka qenë e zgjidhur kur avioni 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar në mars të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.
Aktualisht, aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdorimi në gjithë botën, për shkak të shqetësimeve se një defekt i sensorëve mund t’i ketë shkaktuar të dyja aksidentet.
Boeing është në proces të rregullimit të sistemit.

Kompania nuk pranoi të komentojë mbi takimin e nëntorit, duke thënë:

“Ne jemi të përqendruar në punën me pilotët, linjat ajrore dhe rregullatorët globalë për të certifikuar përditësimet e avionëve 737 Max dhe për të siguruar trajnime shtesë, në mënyrë që t’i rikthejmë këta avionë në fluturim”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...