Vendndodhja e kryeveprës së Leonardo Da Vinçit, vendi i së cilës ka qenë mister që kur u shit në 2017 për një rekord prej 450 milionë dollarësh, është zbuluar.

“Salvator Mundi” po mbahet në superjahtin Serene në pronësi të Princit të Kurorës Saudite Mohammed Bin Salman.

Një princ saudit bleu pikturën 500 vjeçare në emër të MBS në një ankand të Christie 2017, u raportua nga New York Times. Por Christie nuk pranoi ta konfirmonte lajmin.

Vendndodhja e jahtit më 26 maj ishte në Detin e Kuq jashtë Sharm el-Sheikh, një qytet turistik egjiptian në gadishullin Sinai.

Megjithatë deti nuk konsiderohet si vendi i përshtatshëm për të qëndruar një pikturë e brishtë e vjetër. Por nuk është e pazakontë që jahtet superluksoze të dekorohen me vepra arti.

‘‘Salvator Mundi” do të mbetet në bordin e Serene  derisa sauditët të krijojnë një qendër kulturore të planifikuar në rajonin Al-Ula të Mbretërisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...