Pezullohet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri. Kjo vjen një ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Mediat shqiptare bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste.

Prokuroria në Shqipëri ka nisur procedurat e verifikimeve, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it. Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe “Deklarim të rremë”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...