Për dy të tretat e marrësve të pagës minimale, e paralajmëruar të rritet në 14.500 denarë, punëdhënësit do të kenë probleme tu sigurojnë pagë mujore. Analiza e Institutit për Kërkime Ekonomike “Finance Think” tregon se rritja e mëparshme e pagës minimale nga 10 në 12 mijë denarë, përgjysmoi numrin e punonjësve që kanë marrë përveç pagës edhe para në zarf. Llogaritjet tregojnë se nëse shuma do të ishte në vlerën prej 13.500 denarë, punëdhënësit do të kishin më pak probleme me pagesën.

Rritja e pagës minimale duhet të shihet paralelisht me Ligjin për Subvencionin e Pagave. Është e rëndësishme nga dy aspekte, Ligji do të kontribuojë në një rritje të përgjithshme në paga, ndërsa do të jetë e nevojshme për të rritur edhe nivelin optimal të pagës minimale. Së dyti, kjo rritje në pagës minimale do të financohet nga shumica e punëdhënësve përmes Ligjit për Subvencione të Pagave”-tha Bllagica Petreski, Finance Think.

Nëse qeveria përpiqet të mbajë premtimin e saj parazgjedhor dhe paga minimale të rritet në 16,000 denarë për dy vjet, ajo duhet të bazohet në produktivitetin e punës dhe potencialin e ekonomisë. Nuk duhet të jetë assesi artificiale, shtoi Petreski.

Në mënyrë që rritja e pagave të jetë e qëndrueshme në planin afatgjatë, ne duhet të ndërmarrim hapa ku ndërmarrjet që janë tani më pak produktive do ti shndërrojmë në më të fortë, shumë më produktive në planin afatmesëm në mënyrë që rritja të pasohet nga produktiviteti”-pohoi Bllagica Petreski, Finance Think.

Pushteti, punëdhënësit dhe sindikata kanë rënë dakord që nga dhjetori paga minimale në vend të jetë 14 500 denarë. Organizata e Punëdhënësve njoftoi menjëherë, se disa nga firmat më të vogla kërcënuan me likuidim, dhe punonjësit nëse do të kishin fat, do të punësoheshin në një kompani më të madhe. Nga pushteti nuk presin që shumë kompani të mbyllen, edhe pse ata kanë konfirmuar se nuk kanë analizuar, se sa kompani do të jenë në gjendje të paguajnë një pagë minimale të rritur prej dy mijë denarëve. Oda ekonomike dhe OEMVP e mbështetën masën, ndërsa Lidhja e Odave ekonomike nuk u paraqit në prezantimin e masës. Ata konsiderojnë se rritja artificiale e pagave e dëmton ekonominë. Pagë minimale në Maqedoni marrin rreth 100 mijë qytetarë.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...