Petra Kvitova dëshmoi se është në formë të shkëlqyer , në prag të turneut Masters në Australi, duke triumfuar në Sidnej. Tenistja çeke shënoi fitore në finalen e Sidnejit, ndaj Eshli Barti-t nga Anglia, me rezultat 2-1 në sete, ose 1-6, 7-5 dhe 7-6 në geme. Tenistja angleze, Barti dominoi setin e parë, ndërsa Kvitova e riktheu goditjen në setin e dytë. Në setin e tretë , Barti kishte epërsi 3-0 në geme, mirëpo tenistja çeke arriti që të bëj përmbysje të plotë të takimit dhe të fitojë turneun në Sidnej, vetëm disa ditë para nismës së turneut Masters në Melburn, të njohur si “Australian Open”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...