Ish-portieri i Çellsit dhe Arsenalit i është futur sportit të hokejt, madje ka debutuar duke qenë protagonist kryesor për ekipin e tij. 37-vjeçari ka nisur karrierën si profesionist me skuadrën e Guilford Foeniks. Ekip i rezervave të Guilford Flames që garojnë në Ligën e parë. Ai ishte hero në fitoren ndaj Svindon Uajlldkats. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa ish portieri i Çellsit priti një penallti për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Shtatlarti u cilësua dhe si lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën e hokejit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...