Edhe pak ditë, bëhen pesë vjet që nga martesa e të famshmes Kim Kardashian me reperin Kanye West.

Dyshja e njohur ishin martuar në Paris, ndërsa kur ishin martuar ata tashmë ishin prindër të një vajze me emrin North.

Mirëpo nga atëherë, martesa e tyre është bekuar edhe me tre fëmijë të tjerë, dy djem e një vajzë.

Djalin e Saint e ka lindur vet Kim, ndërsa vajzën Chicago, ajo e solli në jetë përmes një nëne surrogate e njëjtë veproi edhe me beben e katërt.

Së fundmi ajo është bërë nënë e një djali, ndërsa fansat po pretendojnë se ai quhet Bear meqë vet Kim kishte dhënë indikacione se ia vunë atë emër.

E në prag të përvjetorit të pestë të martesës së saj me Kanye, ajo është shprehur shumë e lumtur në Instagram.

“Pesë vjet martesë, e katër fëmijë. Jeta s’mund të ishte më e bukur”, ka shkruar ajo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...