Çiklisti francez Siril Fontajn është pezulluar për 5 vite nga garat e çiklizmit për shkak të mashtrimit. Ai është dënuar me 60 orë punë të detyruar në komunitet për shkak se mashtronte duke garuar me një biçikletë, ku ishte montuar edhe një motor i vogël, që i jepte shpejtësi gjatë garave. Rasti u zbulua në garën e Zolder, në vitin 2016. Ky është rasti i parë i mashtrimit teknologjik në çiklizëm që kapet dhe merret një vendim nga gjykata e Perinjos. Përveç punës së detyruar, çiklistit duhet të paguajë një shumë prej 88 eurosh skuadrës së “Creon d’Armadna” dhe një gjobë ende të pacaktuar karshi Federatës Franceze të Çiklizimit.

Shpërndaj me