Një shkupjane me të ardhura vjetore mbi 17 milion euro është maqedonasja më e pasur në vitin 2018, sipas Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Kjo është hera e parë në krye të listës së më të pasurve të jetë një grua. I dyti në listë është një qytetar i Shkupit me të ardhura prej 7.3 milion euro. Paga më e lartë e paguar është në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 2.98 milion euro në nivel vjetor, ose një pagë bruto mujore prej 250,000 euro. Në top 10 listat e më të pasurve janë noterë, përmbarues dhe hotelierë.

 Ndër 10 të parët në listë, me të ardhura më të larta janë qytetarët e Gjevgjelisë, Strumicës dhe Tetovës. Paga më e lartë bruto vjetore e paguar në vitin 2018 është në sektorin e shëndetësisë. Në listën e pagave më të larta bruto gjithashtu janë përfshirë edhe pagat e paguara në sektorin e tregtisë së duhanit dhe produkteve të duhanit, programimin kompjuterik, prodhimin e produkteve metalike, farmacitë dhe ndërtimin e ndërtesave të banimit dhe jo-rezidenciale- deklaroi Sanja Lukarevska – Drejtore e DAP-it.

Alsat

 

 

 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...