Nga Programi IPARD 2 për dy vite janë paguar 1,9 milionë euro për 180 projekte të realizuara. Në Agjencinë pagesore kanë arritur 794 kërkesa për pagesën e 12,5 milionë euro. Ndryshe, deri më tani gjithsej janë firmosur marrëveshje për 950 projekte gjegjësisht nuk janë dorëzuar kërkesa për pagesën e 156 marrëveshjeve në vlerë prej rreth 9 milionë euro. Sipas kësaj Agjencie, në mënyrë drastike është përshpejtuar procedura për aplikim nga bujqit dhe kompanitë bujqësore, por edhe për përpunimin e kërkesave për shfrytëzimin e parave evropiane.

Kjo periudhë është shumë e rëndësishme për investitorët, sa më e shkurtë të jetë periudha për përpunimin dhe marrjen e marrëveshjeve, aq më shpejtë mund të hynë në investim dhe t’i respektojnë ofertat dhe çmimet që i ka marr nga ofertuesit e pajisjes – tha Nikollçe Babovski- drejtor i Agjencisë pagesore.

Nga masa për investime në mjete për përpunimin e produkteve bujqësore dhe të peshqve që u publikua në fund të vitit të kaluar, kanë arritur 65 aplikacione në vlerë prej 15,4 milionë euro ndërsa sot u firmosën marrëveshje me tre kompani në vlerë të përgjithshme prej 315 mijë euro. Investimet kanë të bëjnë me pajisje për tharjen e pemëve dhe perimeve, lëngje të freskëta si dhe pajisje për përpunimin e qumështit dhe produkteve të qumështit.

Do të më duhen tre muaj. Ne kemi pajisje për baktero- fugë, që do të thotë se në fabrikën e qumështit kishim problem me standardet e BE-së. Ata thonë se qumështi i papërpunuar duhet të ketë bakteri për shembull 150 mijë ndërsa situata jonë në Maqedoni, kemi më shumë bakteri dhe tani unë obligohem të blejë makinë të tillë, që kushton 100 mijë për uljen e baktereve – u shpreh Servet Qazimi- “Sentis”.

Me makinat që i kemi, punojmë me kapacitet të plotë. Eksportojmë në Kosovë dhe Shqipëri dhe s’mundemi me këtë pajisje të bëjmë ofertë më të madhe në tregjet jashtë vendit pasi kapaciteti është i mbushur dhe nuk kemi hapësirë, për këtë aplikojmë për kapacitet më të madh të makinave për fruta të thata – tha Omer Fejzullahi- “Bakonuts”.

Tre investitorët nga Tetova, Negotina dhe Vizbegu që sot firmosën marrëveshjet u shprehën se në vend që një vit e gjysmë sa është pritur deri më tani për miratimin e projektit, procedura është shkurtuar dhe e njëjta zgjatë dy muaj nga përfundimi i thirrjes.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me