Deri përpara së premtes së kaluar, asnjëherë në 2019-ën, bitcoin nuk e kishte kaluar barrierën e 5 800 dollarëve. Një kapërcim ky që ka favorizuar ringjalljen e pothuajse të gjitha kriptovalutave të tjera, që nga Ethereum te Ripple dhe deri te Cosmos. Rezultati: Në shtatë ditë kapitalizimi i përgjithshëm i tregut ka kaluar nga 170 në 187 miliardë dollarë.

Një rimëkëmbje që doli në pah e gjitha ditën kur gazeta ‘’Wall Street Journal’’ publikoi artikullin për qëllimin e Facebook për të prodhuar kriptovalutën e vet ose më saktë një ”stablecoin” e lidhur me dollarin amerikan, në raportin 1:1.

Mark Zuckerberg është i gatshëm të investojë një miliard dollarë në një operacion që përfshin Visa dhe MasterCard. Janë të shumta sinjalet që sjellin analistët në parashikimin e një trendi pozitiv për një kohë të gjatë.

Tom Lee, themeluesi i Fundstrat Global Advisors, parashikon 11 (miliardë), përfshirë përhapjen gjithmonë e më të gjerë të ”blockchain”, volumet e mëdha të tregtisë, mbi të gjitha ndërmjet investitorëve institucionalë dhe disa indikatorëve teknikë. Kushte të përshtatshme që, sipas Lee, në vitin 2020 do të çojnë bitcoin të kalojë një rekord historik të përafërt me 20 000 dollarë, të shënuara në dhjetor 2017.

Nuk është një rastësi që Amazon Web Service (AWS), platforma e ”cloud computing” e kolosit tregtar e-Amazon, më 1 maj bëri të mundur shërbimin e vet Amazon Managed Blockchain (AMB). Kjo do t’u lejojë klientëve të zbatojnë rrjetin ”blockchain” në brendësi të organizmave të tyre në një kohë më të shpejtë dhe me kosto më të ulët.

Ngjitja e bitcoin konfirmon para së gjithash se pengesat e lidhura me paqëndrueshmëritë tashmë kanë kaluar. Në momente si këto investitorët janë të prirur për të blerë. Dhe janë mbi të gjitha subjektet institucionale ato që çojnë përpara kontratat. Në këtë garë të re duhet të përfshihen në preventiv edhe humbjet e vogla dhe fiziologjike, por është koha që ne të mbledhim kriptovalutë në pritje që bitcoin do të kalojë 6 000 dollarë, një kuotë që u kalua dje.

Në kontribuimin e rritjes së bitcoin&Co është edhe konteksti ndërkombëtar. Kriza e valutave kombëtare në Turqi dhe Venezuelë ka nxitur shpërthimin e monedhave dixhitale në këto vende. Në horizont, bashkëpunëtorëve të operacioneve të shumta të këtij sektori, u shtohet edhe përfshirja e fuqive të mëdha si SHBA, Rusia dhe Britania e Madhe. Italia, me një konsultim të publikuar nga Consob mbi ico-t (oferta fillestare publike) dhe mbi shkëmbimet e aktivitetit të kriptovalutës, që do të mbyllet brenda dy javësh, po mbulon dhe po merr një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në këtë industri.

Megjithatë, pikëpyetja kryesore, mbi të gjitha, i i takon së ardhmes së bitcoin. Në planin historik nuk ka arsye për të parashikuar një rënie, ndërsa nga pikëpamja teknike shenjat janë ende inkurajuese. Marsin e kaluar, kriptovaluta ka arritur të ashtuquajturin ‘’Golden cross’’, ‘’kryqëzimin e artë’’, thënë ndryshe objektivin, që është baza e boom-it të këtyre dy muajve të fundit.

Klientët institucionalë janë në rritje dhe platforma Lightning Network e ka bërë aktivitetin e kriptovalutës më të lehtë dhe më të aksesueshëm nga pjesa më e madhe e njerëzve. Gjithashtu edhe ‘’retail trader’’ kanë filluar të besojnë dhe të investojnë në treg. Në termat e ndjeshmërisë përdoruesit e Twitter-it publikojnë rreth 22 000 tweet në ditë rreth bitcoin-it.

Analiza e këtyre të dhënave ka sjellë kompani të shumta kërkimi për të konfirmuar se klima e besimit (ose e mosbesimit) është e aftë të ndikojë në çmimet e kriptovalutës, në një masë më të madhe përkundrejt aksioneve. Opinioni gjithmonë e më i favorshëm që vjen nga rrjetet sociale është premtues dhe në të njëjtën kohë pasojë e kësaj gare.

Në vitin 2019 tweet-et mbi këtë argument janë në rritje konstante, njësoj si vlera e aseteve kripto. Pra, kushtojini vëmendje tregut, por edhe rrjeteve sociale. (Nga Massimo Tortorella, president i Consulesi Tech) /ash

Loading...

Shpërndaj me

Loading...