Akoma pa filluar zyrtarisht fushata presidenciale, kandidatët kanë filluar me zbatimin e strategjive të tyre për bindjen e qytetarëve për t’i votuar. Lufta më e ashpër po zhvillohet mes Siljanovskës e Pendarovskit, të cilët fushatën e kanë koncentruar kryesisht në rrjete sociale përmes akuzave dhe kundër-akuzave për ideologjitë dhe pikëpamjet e tyre. Derisa Siljanovska komenton veprimet politike të Qeverisë dhe vendimet gjyqësore, Pendarovski në rrjetet sociale kryesisht shpërndan video nga takimet me qytetarët duke promovuar konceptin e mos ndarjes së shoqërisë. Ekspertët e vlerësojnë si të pritshme fushatën virtuale, për faktin që një fushatë të tillë e aplikon çdo politikë ndërkombëtare. Sipas drejtoreshës së Institutit maqedonas të medias, Biljana Petkovska kandidatët duhet pasur kujdes me fjalorin, për faktin që kjo mund të ndikojë në procesin e daljes në votim.

Derisa ata udhëheqin fushatë jo etike dhe jo me dinjitet kjo mund të ndikojë edhe në daljen e qytetarëve. Përgjegjësia më e madhe është tek konkurrentët dhe ekipet e tyre. Mbi mënyrën se si do ta planifikojnë dhe zhvillojnë fushatën, do të varet edhe zgjedhjet të lira dhe demokratike”- tha Biljana Petkovska, drejtoresh e IMM-së.

Petkovska shton se lajmet e rreme duhet verifikuar nga institucionet që të mos nxitet urrejtje, duke shtuar se qytetarët duhet zgjedhin lajmet me burime të konfirmuara.

Kohës së fundit, para fillimit zyrtar të fushatës shohim tendenca për ta nënvlerësuar kundërshtarin. Duhet të gjithë të ngremë zërin dhe t’i gjykojmë lëshimet. Qytetarët të kenë kujdes dhe të mos manipulohen nga dezinformatat, institucionet të reagojnë në kohë. Shpejtësia me të cilën si institucion hetoni dezinformatën është shumë me rëndësi, sepse ajo arrin deri tek qytetarët dhe duhet t’i kujtohet atyre se lajmi i lexuar apo dëgjuar nuk është i vërtetë”- pohoi Biljana Petkovska, drejtoresh e IMM-së.

Fushata e kandidatëve përkrahet edhe nga liderët politik, gjithashtu përmes rrjeteve sociale duke shpërndarë momente nga takimet, apo duke shpërndarë momente për të cilët kandidatët akuzojnë njëri tjetrin. Strategjia e akuzave ndaj kundërshtarin është prezent pavarësisht se kandidatët ishin deklaruar se fushata e tyre do të fokusohet në programe dhe jo në akuza. Derisa Siljanovska çdo proces e cilëson vepër “Zaeviste”, Pendarovski lobon për shtet të liruar dhe pa ndarje. Kandidatit shqiptar, i mbështetur nga opozita shqiptare Blerim Reka fushatën e tij kryesisht e ka fokusuar në promovimin e shtetit të përbashkët dhe barazisë shoqërore dhe politike në vendimmarrje.

Adrian Kerimi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...