Edhe pse ishte planifikuar nisja e debatit për propozim Ligjin për Arsim Fillor në komisionin parlamentar të Arsimit dhe Shkencës, i njëjti u bllokua nga opozita për shkak se kjo e fundit vlerëson se janë shkelur Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji për Gjuhët. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syria Rashidi, thotë se Ministria e Arsimit Ligjin e ka dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në atë shqipe.

Unë dua ligjin ta mbroj në gjuhën burimore, shqip, ashtu si ma garanton edhe ligji edhe kushtetuta, dhe në kërkim në shërbimet e Kuvendi më thanë se ligji akoma nuk është përkthyer por është në procedurë, nuk kam mundësi ta mbroj ligjin ose ti jap vërejtjet e mija. E dyta ne kemi miratuar një ligj për gjuhët që kaluan gjashtë muaj nga miratimi dhe nuk e shoh arsyen pse ministria dhe ministri nuk e sjellin ligjin si propozim në dy gjuhë- deklaroi  Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.

Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, tha se zgjidhjen ligjore të Qeverisë e kanë pranuar vetëm pra dy ditëve. Ai tha se deputetët duhet të kenë afat tetë ditë që të analizojnë këtë propozim ligj.

Kur e caktuat seancën me të vërtet duhej keni parasysh se caktohet shumë herët ky komision. Ne si deputetë të opozitës, por besoj edhe kolegët nga shumica duhej të kontaktojmë me të gjitha palët e preokupuara, si me arsimtarë, prindër, nxënës, sindikatat, organizata joqeveritare, me të cilat duhej të vendosim kontakte përkatëse dhe të sjellim qëndrim në lidhje me këtë ligj- tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Kryetarja e Komisionit, Zhaklina Llazarevska, e cila është nga radhët e LSDM-së, deklaroi se qëllimi i caktimit të seancës ishte vetëm që të miratohet nevoja për Propozim ligjin për Arsim fillor dhe të merren vesh për debate publike.

Ju propozojë që bashkë të konstatojmë se cilin ta ftojmë, të kemi debat publik dhe ne ti tregojmë ministrisë nëse na kanë dorëzuar tekst të mirë ose jo. Ja mundësi që ju këtu, drejtpërdrejt në Komisionin amë, të merrni pjesë dhe të krijoni politikë në sjelljen e këtyre ligjeve thelbësore- pohoi Zhaklina Llazarevska, LSDM.

Opozita tha se nuk do të diskutojnë për Propozim ligjin, përderisa shkelet Rregullorja e Kuvendit. Ministri i Arsimit Arbër Ademi ditë më parë e prezantoi zgjidhjen ligjore për arsim fillor, kur njoftoi se do të kërkojë edhe mbështetjen e opozitës, duke u ulur dhe biseduar me përfaqësuesit e të gjitha partive politike.

MEfail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...