Trajneri i PSZh-së, Tomas Tushel, vendosi të zëvendësojë në fundin e ndeshjes Kilian Mbape. Kampioni i Botës la fushën e blertë në minutën e 90′, por nuk e priti aspak mirë zëvendësimin duke debatuar me teknikun e tij. Gjermani pranoi se Mbape nuk donte të largohej dhe është normale, por i qëndron ndërrimit që i bëri.

“Ishte minuta e 90′ dhe unë vendosa ta zëvendësoj. Është diçka që u harrua tani. Ishte vendimi im. Çupo e meritonte të luante. Askush nuk nuk dëshiron të largohet. Mbape dëshiron të luajë gjithmonë. Nuk donte që ta zëvendësoja kundër Monpelies ose kundër Nantit”, – tha tekniku.

Tushel e ka të vështirë me sulmin që ka në dispozicion, pasi ai ka lojtarë si Nejmar, Kilian Mbape, Anhel Di Maria, Mauro Ikardi dhe Edison Kavani në dispozion, pa harruar dhe futbollistë të tjerë që janë më të distancuar nga kjo listë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...