Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia bën me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i palgsour shtetasi M.E, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Mediat kosovare raportojnë se i plagosuri është Met Elshani, menaxheri i VIP-ave në Kosovë. Por pak më vonë një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe vet Elshani, i cili teksa ka shpërndarë projektin më të ri të artistëve Fero dhe Zzap, ai shkruan:

“Faleminderit për brengosjen jam mirë.”

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Personat e arrestuar janë Sh. C 20 vjeç, L. K , 22 vjeç, dhe Xh.B, 43-vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K, 23-vjeç, ndodhet spital.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...