Të paktën 12 njerëz kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në Bangladeshin lindor në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të tërheqin të mbijetuarit nga rrënojat.

Ndërkohë raportohet se numri i viktimave mund të rritet. Udhëtarët kanë mbetur nën vagonë.

Incidenti ndodhi në rrethin Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Dhaka.

Një tren po udhëtonte nga Sylhet drejt qytetit bregdetar jugor Chittagong, kur u përplas me një tren që udhëtonte nga Chittagong në drejtim të Sylhet.

Dy trenat u përplasën në Stacionin hekurudhor Mondobhag rreth orës lokale 03:00.

Trenat u futën në të njëjtën hekurudhë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...