Dy aeroplanë ushtarakë që i përkasin forcave të armatosura të Gjermanisë u përplasën në pjesën veri-lindore të vendit këtë të hëne, bëjnë të ditur mediat vendase, ndër të tjera disa thonë që pilotët e aeroplanëve shpëtuan pasi që u lëshuan me parashutë para përplasjes.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të kantonit Mecklenburg-Vorpommern, tha: “Mund ta konfirmoj se ka qenë një aksident që përfshihen dy aeroplanë luftarakë në veri-lindje të Gjermanisë”, raporton Reuters.

Dy media të vendit raportuan se pilotët kanë shpëtuar nga përplasja, me anë të lëshimit me parashutë, por ende nuk është lokalizuar vendndodhja e tyre.

Aeroplanët ndryshe janë të njohur me emrin ‘Eurofighters’ dhe para përplasjes ishin duke bërë ushtrime rutinë ushtarake.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...