Pero Antiç është presidenti i ri i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte kandidat i vetëm në garën për postin numër një të basketbollit vendor. Ditë më parë nga kjo garë hoqi dorë Vladimir Temellkovski, ndërsa Petar Naumoski , nuk deshi të rikandidohet sërisht. Në këtë mënyrë, Kuvendi i klubeve të basketbollit, në mënyrë aklamative, zgjodhi Pero Antiqin që të drejtojë basketbollin vendor në katër vitet e ardhshme. Antiq dhe ekipi i tij, ku bën pjesë edhe Todor Geçevski , do të mbyll këtë sezon dhe nga sezoni i ardhshëm do të aplikojë programin e zhvillimit , të cilën e prezantoi një muaj më parë. Ndryshe me rekomandim të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe Komitetit Olimpik, tani federata e basketbollit do të emërohet në Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut. (Foto: Gol.mk)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...