Në Skotlandë jeton gruaja me emrin Joy Milne e cila posedon aftësi ekstreme dhe të çuditshme të nuhatjes. Përmes sensit ekstrem sensitiv që ajo posedon për nuhatje ka arritur të dallojë sëmundjen e parkinsonit. Fillimisht ajo këtë erë e ka vërejtur të bashkëshorti i saj disa vite përpara se ai të diagnostikohet. Milne shpjegon se këtë erë ajo e dallon në pjesën e ballit dhe në pjesën e pasme të qafës, për të cilën thotë se mban erë të rëndë. Shkencëtarët kanë bërë një eksperiment për të testuar hundën e Joy-t duke nuhatur teshat e personave të prekur dhe atyre jo të prekur nga kjo sëmundje. Përmes kësaj ajo ka paradiagnostikuar shumë pacientë potencial dhe të njëjtët e kanë kaluar me sukses pasi herët kanë filluar me terapi. Për momentin ajo punon në detektimin e hershëm të sëmundjes dhe thotë se ky është misioni i saj i jetës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...