Lionel Messi përjetoi një prej sezoneve më të mira në karrierë në fushatën 2018/19.

Brilanca e Cristiano Ronaldos dhe Virgil van Dijkut në Ligën e Kombeve respektivisht në Champions League disi ka vjedhur vëmendjen nga superylli i Barcelonës, transmeton Periskopi.

Mirëpo, statistikat e jashtëzakonshme dhe rekordet nuk harrohen, derisa humbja në finale të Copa del Rey nuk duhet të ndikojë shumë që të harrojmë sa sensacional ka qenë pesë herë “Topi i Artë” edicionin e kaluar.

Messi rrëmbeu “Këpucën e Artë” evropiane, ishte top golashënues në Champions League dhe siguroi titullin e dytë rresht në La Liga me blaugranët.

Tani, pas përfundimit të sezonit, një fans i Messit ka përpiluar një video duke përfshirë 15 golat më të bukur të tij.

Është spektakolare dhe nuk duhet humbur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...