Përmbaruesit ankohen për arkëtime më të dobëta që nga miratimi i ligjit të ri të përmbarimit. Sipas tyre, në krahasim me 2017-ën, vitin e kaluar kanë arkëtuar 50 milion euro më pak. Ata thonë se kjo është për shkak të ndryshimeve në ligjin që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. Ndryshimet ligjore u kanë vënë kufizime të caktuara kur ata mund të bllokojnë llogari të caktuara.

Profesioni i përmbarimit është një nga profesionet më stresuese, ju merrni shtëpinë e dikujt, disa nga kreditorët kërkojnë element të realizimit. Ju shkoni në shtëpinë e dikujt tjetër, e zbrazni shtëpinë dhe merrni shifra të madh, para të mëdha me stres të madh – tha Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve.

Ndërsa nga Oda ankohen për arkëtim më të dobët, nga Shoqata “Stop Përmbaruesve”, e cila proteston para Ministrisë së Drejtësisë çdo të martë, pohojnë se të ardhurat e përmbaruesve janë të mëdha. Por nga Oda përgjigjen se në protesta ka pasur shumë akuza të pabaza.

Mes tyre që protestojnë ka shumë borxhlinj dhe debitorë. Dua të them edhe një gjë në konferencën e fundit për shtyp, kam dëgjuar se dikush nga përmbaruesit ka marrë për 2.5 denarë 90 mijë denarë. Nëse ka raste të tilla duhet të raportohen, ne nuk qëndrojmë prapa çështjeve të tilla, por vetëm gojarisht të thuhen nëpër konferenca për shtyp ne nuk i kemi parë ato – u shpreh Zoran Dimov, kryetar i Odës së Përmbaruesve.

Për të informuar më mirë qytetarët, oda do të organizojë ditë të hapura për qytetarët. Përndryshe, për 13 vjet ekzistencë përmbaruesit arritën të mbledhin borxhe dhe kërkesa të ndryshme në shumë deri më 1.2 miliardë euro. Deri më tani, nga kontrollet e brendshme për shkak të punës joligjore është pezulluar një përmbarues ndërsa një tjetër është shkarkuar nga puna.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...