Sipas “Le Parisien”, Julian Draksler dhe Nejmar kishin një diskutim të ashpër në fillim të majit, pas humbjes së PSZH-së me Montpeljen (3-2). Zemërimi shpërtheu në një masë të tillë, sa duhej të ndërhynte trajneri, Tomas Tushel, për t’i ndarë ato nga përplasja fizike. Draksler e konfirmoi këtë përplasje për “Kicker”.

“Kam pasur një mosmarrëveshje me të, ashtu siç mund të ndodhë me këdo. Nëse nuk pajtoheni për diçka, secili shpreh mendimin e vet, por pa e kaluar masën. Këto mund të ndodhin nën emocionet e lojës, aq më tepër pas një humbjeje. Acarimi filloi që gjatë lojës. Toni i zërit u ngrit në dhomat e zhveshjes, por situata u qetësua shpejt nga ndërhyrja e stafit. Do të thosha se nuk ishte ndonjë gjë e veçantë, por tregoi se në atë kohë nuk po kalonim momentin tonë më të mirë mendor,” ka thënë Draksler për të përditshmen gjermane.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...