Shëndeti i Mile Janakievskit është i brishtë – paralajmëron avokati i tij Elenko Millanov. Vendimi i ish-ministrit që të mos hajë ushqimin e burgut tashmë ka ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore. Sipas mbrojtjes, konfirmim se Janakievski nuk është mirë është kontrolli i mbrëmshëm në spitalin “8 Shtatori”, ku ai është ankuar për dhimbje në veshkë.

Arsyeja pse bën grevë Mile është për faktin se ndonëse ai është i siguruar, ndonëse ishte në arrest shtëpiak dhe vazhdimisht i kapshëm dhe i pranishëm në gjykatë, dikush këmbëngulte dhe dëshironte që ai të jetë në pjesën e paraburgimit- deklaroi avokati Elenko Millanov.

Fakti që Mile Janakievski refuzon të hajë ushqimin e burgut, ndërsa si pasojë sipas avokatëve, i përkeqësohet shëndeti, hap rrugën që mbrojtja të kërkojë që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak. Por, duhet të kalojnë 30 ditë pasi që është dërguar në Shutkë që të kërkohet rishikim i vendimit për paraburgim.

Do të shohim, do të mendojmë, nëse eventualisht do të lëshojmë propozim për ndryshimin e masës së paraburgimit, meqë në këtë drejtim nuk ka kufizim ligjor që të lëshojmë propozim dhe kërkesë. Gjykatësi i procedurës paraprake i cili në këtë moment është kompetent, nuk e ka për detyrë t’i japë vendim- tha Elenko Millanov.

Pasi që mbrëmë Mile Janakievski mori ndihmën mjekësore, është kthyer në Shutkë, ndërsa sot në mëngjes është shoqëruar në gjykimin për rastin “Trajektorja” për ndërtimin e autostradave kineze. Janakievski në gjykimin që u shty, mori edhe këshillë nga prokurorja speciale Lile Stefanova, e cila e porositi të hajë në burg që të mos e shkatërrojë jetën. Në këtë Janakievski u kundërpërgjigj – a është kjo jetë?  Ish-ministri i Transportit në Qeverinë e Nikolla Gruevskit është në paraburgim për shkak të rastit me shitjen e truallit shtetëror në qendër të Shkupit, në të cilin asnjëherë nuk u ndërtuan hotelet e parashikuara. Është i akuzuar si organizator i 27 Prillit të përgjakshëm, ndërsa kundër tij ka edhe lëndë të tjera aktuale gjyqësore që i përfaqëson PSP-ja.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...