Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez, ka zbarkuar në Montreal, aty ku skuadra madrilene zhvillon fazën përgatitore. Numri një i “Los Blancos” ka parë nga afër stërvitjen dhe ka zhvilluar një takim “blic” me trajnerin Zinedin Zidan. Ai ka folur në lidhje me dy çështje shumë të nxehta që kanë përfshirë kampin madrilen. Perez i ka komunikuar trajnerit se afrimi i Poll Pogba është shumë i vështirë, pasi Mançester Junajted po bën shumë rezistencë dhe nuk do të humbasë kampionin e botës. “Bossi” i ka kërkuar francezit të konsiderojë sërish Geret Bejllin në ekip, pasi uellsiani nuk do të largohet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...