Lufta në Libi mund të detyrojë më shumë se 800.000 emigrantë të nisen drejtë brigjeve evropiane, paralajmëroi shefi i Qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht, Fahez el Saraxh.

“Nuk do të jenë vetëm 800.000 emigrantë të përgatitur të nisen, por libianët do të ikin nga lufta, sepse në pjesën jugore të Libisë sërish janë aktivizuar luftëtarët e grupit xhihadist Shtetit Islamik”, theksoi Saraxh në një intervistë për mediat italiane.

Libia është vend transitues për emigrantët afrikan drejtë brigjeve evropiane.

“Po ballafaqohemi me luftë agresive, e cila mund ta përhap të keqen nëpër tërë Mesdheun. Italia dhe Evropa duhet të bashkohen dhe të jenë më të rreptë në parandalimin e luftës në Kalifa Hafter, njeri i cili e tradhtoi Libinë dhe bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi Saraxh duke potencuar se “shkatërrimi do t’i përfshijë edhe vendet fqinje”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...