Zënkat mes reperit Agon Amiga dhe partneres së tij, Egzona kanë marrë fund plotësisht. Të dy janë më të lumtur se kurrë dhe dje gëzuan 1-vjetorin e lindjes së djalit.

Reperi publikoi për herë të parë portretin familjar me një dedikim të madh për të dy.

“Dhurata më e madhe dhe kuptimi i plotë i dashurisë. Nuk po mundemi me besu që i ke mbush 1 vjet. Të duam pafund Noel”, shkruajti artisti. Urimet nga miqtë dhe fansat nuk munguan.

Historia e dashurisë së Agonit dhe Egzonës pësoi një krizë për shkak të mesazheve seksi mes reperit dhe modeles Afërdita Dreshaj. Megjithatë gjithçka ka mbetur në të kaluarën pasi të dy kanë vendosur të jenë sërish bashkë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...