Pep Guardiola është shpallur si trajneri më i mirë për sezonin e sapo përfunduar në Premier Ligën e Anglisë. Në çmimin e akorduar nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës, spanjolli la pas krahëve Jurgen Klop. Në këtë formë ish-trajneri i Barcelonës ka korrur një tjetër sukses në futbollin anglez, ndërsa për të është viti i dytë radhazi që fiton të njëjtin çmim. Ndërkohë ky ishte titulli i 26 në karrierën e 48-vjeçarit, i cili ka lënë pas Hoze Murinjon, portugezi ka koleksionuar deri më tani 25 trofe.

Është një nder të fitoj këtë çmim. Dua që ta ndaj me të gjithë lojtarët e mi, sepse ata janë artistët e gjithçkaje. Gjithashtu edhe stafi im sepse luftuam kundër shumë menaxherëve të tjerë, veçanërisht ndaj Jurgen Klop, i cili ishte një rival i pabesueshëm deri në fund”, tha Guardiola, duke shtuar se trofeun duhet ta ndaj me lojtarët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...